Categories Turizëm

Të pathënat e fshatit të djegur 2 herë, si e kujtojnë banorët Vunoin: Asnjë kopsht dhe çerdhe

Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës me një pamje mahnitëse. Ndalesë e radhës e “Edicioni Veror 2020” është bërë pikërisht ky fshat. Gazetarja Malvina Duraku nën shoqërinë e një ish-mësuesi sjell detaje historike të fshatit, i cili tashmë është “i braktisur” dhe nuk ka asnjë kopsht dhe çerdhe. Fillimisht është ndalur në shtëpinë e zonjës Lule e cila pret thuajse të gjithë turistët që bëjnë ndalesën e parë, për të shijuar petullat.

Ajo tregoi se për shkak të pandemisë, edhe turistët nuk kanë qenë të shumtë këtë vit. Ish mësuesi Tole i lëndës Histori-Gjeografi në fshatin Vuno, tregoi për gazetaren se në atë zonë ndodhen 21 kisha, ndërsa shtoi se njerëzit janë më shumë ateistë. “Në Himarë dhe Dhërmi janë shumë fetarë në krahasim ne Vunonë”, shprehet ai.

Ish-mësuesi rrëfeu se situatën e pandemisë nuk e kanë ndjerë shumë, por banorët e kësaj zonë tha ai janë treguar shumë të kujdesshëm. E veçanta në këtë rrugëtim siç duket edhe nga pamjet dhe karakteristikë e fshatit është ndërtimi “tip” kala, me tunele të njëpasnjëshme.

“Piktori i madh anglez Eduard Liri, ka lënë shumë kujtime, për pushtimet që i janë bërë Vunoit. Për herë të parë në Shqipëri, fjeta në çarçaf dhe hëngra supë”, tregon ai.

Shtëpia e Anagnostit

“Vunoi është djegur dy herë, njëherë e dogjën italianët. Më pas kur erdhën gjermanët nuk la më asnjë shtëpi pa djegur”, shprehet ai./abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME