Categories Sport

Të pathënat e Roberto Baggio: Bishtalecin ma bëri një kamariere

Një film për Roberto Baggio në Netflix. Bishtaleci nuk ishte shumë dakord për “Il Divin Codino”, por u bind dhe më 26 maj do të publikohet. Vetë italiani e pranon se menaxheri e bindi ta bënte diçka të tillë, teksa fliste sot para mediave.

Në film ka detaje edhe nga fëmijëria dhe zbulohet raporti i Baggio me babanë. “Në fillim e shikoja babanë tim si armik, por përkundrazi, ai krijoi bazat tek unë, duke më bërë një njeri që nuk dorëzohet kurrë. Ndjej një mirënjohje të madhe ndaj tij.

Ndonjëherë nuk e kuptojmë dashurinë dhe mbrojtjen që na bëjnë ne si fëmijë. Me kalimin e kohës nisim edhe ne t’i shohim gjërat në këndvështrimin e tyre. Unë njoh shumë njerëz që kishin probleme me prindërit e tyre dhe shpresoj që ata ta rinovojnë lidhje e tyre me ta”.

Baggio flet edhe për “bishtalecin” e tij, si lindi gjatë USA 1994. “Ishte një kameriere në hotel me gërsheta të mrekullueshme në flokët e saj. Ne biseduam së bashku dhe brenda disa orës ajo ishte duke i bërë flokët e mi kaçurrela në të njëjtin stil. Ishte argëtuese, me të vërtetë. Kur flokët nisen të më zgjaten, u vura një llastik. Kurrë nuk e mendova se bishtaleci do të më përfaqësonte më pas”, tregon legjenda italiane e futbollit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME