Categories Lajme

Të prekurit nga tërmeti/ Ja si do të bëhet kompensimi i banesave

Një familje, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, pavarësisht se mund të ketë patur një shtëpi me sipërfaqe 200 metra katrorë, nëse përbëhet nga 2 anëtarë, nuk mund të përfitojë më shumë se 60 metra katrorë në rastin që merr apartament dhe 70 metra nëse kompensohet me banesë individuale. Qeveria ka detajuar procesin e përfitimit të banesave për çdo kategori, në një vendim të miratuar më datën 24 Dhjetor, duke vendosur si rregull që përfituesit duhet të kenë një dokument që vërteton pronësinë e banesës dhe akt konstatim për rrezikun që u kanoset nëse jetojnë atje. Vendimi zgjeron për apartamente 2+1 sipërfaqen për familjet deri në katër anëtarë dhe deri në 100 metra katrorë për ata që kanë më shumë se 5 anëtarë. Banesat individuale në bazë të vendimit të qeverisë do të detyrohen të heqin dorë nga trualli ku kanë banesën e tyre për masën e sipërfaqes që do të përfitojnë, ndërsa familjet që do të akomodohen në apartamente e kanë të detyrueshëm heqjen e pronësisë vetëm nëse pallati ndërtohet në pronën e tyre.

Për shtëpitë në fshat qeveria do të japë grante për rindërtimin e banesave. Vendimi sanksion se kërkesa duhet të plotësohet me shkrim duke dorëzuar këtë formular individualisht në zyrat e njësisë vendore ku personi ka patur banesën e dëmtuar. Bashkitë do të ndajnë shtëpitë për përfituesit duke patur si prioritet familjet me humbje të jetëve ditën e tërmetit, familjet me një prind, ata me përbërje të personave me aftësi të kufizuar, ata me kryefamiljarë pensionistë, familjet me ndihmë ekonomike dhe me të rënë në krye të detyrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME