Policia bashkiake e Tiranës është përplasur me një shitëse ambulante në qendër të kryeqytetit. Në një video të ardhur në inbox-in e Ora News dëgjohet zëri një gruaje që qan dhe ulërin duke i kërkuar policëve të mos i marrin mallin. “Ik të thashë, mu zhduk. Ik se nuk do ta jap karrocën”- ulërin shitësja ambulante.
Ndërkohë një prej policive dëgjohet duke i kërkuar të pushojë. “Pusho, pusho,”– i thotë ai. Në përpjekje për ti marrë policëve karrocën asaj i rrëzohen të gjitha gjërat në tokë.

