Categories Lajme

Të rinjtë drejt zanateve, rriten kërkesat për arsim profesional

Të rinjtë po priren edhe drejt zanateve. Arsimi profesional duket se është një zgjidhje e mirë për ata të cilët periudhën e gjimnazit dëshirojnë ta kenë në studime të profilizuara.

Në Elbasan rreth 150 nxënës janë regjistruar vetëm gjatë ditëve të para në gjimnazin profesional “Salih Çeka” në Elbasan, për të ndjekur studimet e ciklit të mesëm. Drejtoresha e shkollës, Rudina Mita, thotë se ky fluks vjen për arsye se degët e shkollës profesionale janë në përputhje me kërkesat e tregut për punë.

Rudina Mita: “Ka rritje për sa i përket regjistrimeve në arsimin profesional. Nxënësit e klasave të 9-ta janë ndërgjegjësuar, por gjithashtu edhe prindërit për ti drejtuar drejt arsimit profesional.”

Shkolla ofron degë të profileve Teknologji Informacioni dhe komunikimi, Tekstil Konfeksione, Përpunim druri, Ekonomi biznes, Instalues të Sistemeve Hidraulike, Hoteleri-Turizëm etj. Risi për këtë vit do të jetë edhe futja e degës së re Shërbime Sociale dhe Shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME