Categories Lajme

“Të rinjtë kanë emigruar”, fermerët e Konispolit nuk gjejnë dot punëtorë për të vjelë mandarinat

Bili Haxhiu ka sjellë mandarinat për ti shitur tek kjo pikë grumbullimi në Konispol. Tregon se këtë sezon nuk i ka vjelë mandarinat në kohë, pasi është përballur me mungesë të punëtorëve.

“Vuajmë shumë për punëtorë, nëse do kisha punëtorë do e kisha vjelë më shpejt parcelën ose do ta kisha mbaruar nëse do kisha punëtorë. Këtë vit e ndjemë më shumë mungesën, vitet e tjera ishte më ndryshe. Ka ndikuar emigrimi I të rinjve kam bërë dhe kapanone për të fjetur dhe nuk vijnë.”

Këtë vit i ka rritur dhe pagesat, por punëtori I vetëm që ka gjetur është nga Elbasani.
“Këtë vit kanë ardhur shumë pak moshë e thyer ose familjarë. Pagesa është e mirë këtë vit është 25 mijë lekë ose me arka një arkë 1 mijë lekë, kush bën 40 arka merr 40 mijë.”

Shqyri Murrati ka dy muaj që zhvendosur me gjithë familjen në Konispol. 40 vjecari thotë se paguhet më mirë se në Elbasan.

“Në Elbasan marr 20 mijë lekë, këtu marr 40 mijë lekë deri dhe 50 mijë lekë. Në Elbasan s’kam leverdi se jam veti i pestë. Sezoni është dhe tre muaj. Dy muaj punë bëj në Elbasan se aq është sezoni I ullirit dhe kur bëj beton ndonjëherë.”

Është viti i tretë që Shyqyri Murrati gjatë 3 muajve të dimrit vjel mandarina në Konispol. Pjesën tjetër të vitit punon në Elbasan dhe gjatë verës në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME