Categories Lajme

Të rinjtë rikthejnë Betlehemin në Malin e Taraboshit

Lindja e Krishtit është përjetuar si rrallë herë nga një grup të rinjsh, duke improvizuar Betlehemin në Malin e Taraboshit. Aktiviteti u zhvillua nga të rinjtë në prag të Krishtlindjes në Malin e Taraboshit, të cilët punuan afro dy muaj të mbështetur nga etërit katolikë. Në Malin e Taraboshit në afërsi të Kishës së Shën Maria Magdalenës, besimtarët të organizuar nga Etërit Kapuçin punuan në ndërtimin e Betlehemit të gjallë. Fra Gjon Shtjefni tha se “ne jemi munduar që të paraqesim pak a shumë historinë e Betlehemit, skenarë të cilët kanë qenë në vitet 0″.

“Lindja e Krishtit përjetohet në mënyra të ndryshme, por kjo mbetet ndër më të veçantat dhe origjinalet. Puna  këtu ka zgjatur jo pak dhe janë angazhuar dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme nën drejtimin e Etërve Kapuçin. Zanati nuk trashëgohet nëse nuk ka të ardhme, nëse nuk ka rini, nëse nuk ka fëmijë. Prandaj ky është edhe një mesazh për kundër emigrimit të cilët nganjëherë është edhe i pavend, sepse keni mundësi, por doni një mundësi pa u djersit”, tha ai. Më një skenografi të jashtëzakonshme, personazhe me një kostumografi si 2000 vite më parë, ndërtesa me gur, oxhaqe, tym dhe punë të përditshme si në kohën e lindjes së Krishti, thjesht Betlehemi duket i gjallë në Tarabosh. Koha ishte rikthyer 2000 vite pas për të gjetur mishërimin e Krishti, por në një copë toke tjetër në Tarabosh të Shkodrës vendi ku krishterimi ka rrënjë në moshën e mbreti, Krishtit. /a.a/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME