Categories Lajme

Të rinjtë sarandiotë që luftojnë për një vend në Parlament

Mesa duket dy forcat kryesore politike, ato qe pretendojne te krijojne qeverine e re, ate te mandatit 2021-2025 ne betejen e 25 prillit do te nxjerrin ndoshta tre te rinj, pinjolle te familjeve me te vjetra sarandiote. Nderkohe qe ditet kalojne, aq dhe me evidente po behen emrat qe pritet te dalin ne fushen e betejes nga PS dhe PD.

Te detyruar nga koha, nga elektorati, nga sistemi elektoral apo nga garat e brendshme brenda partive, Rama dhe Basha per te maksimalizuar votat, mesa duket kane ndermend te futin te listat e tyre te rinjte. Keshtu, ne kampin e partise ne pushtet, Partise Socialiste, ka dale ne skene emri i Eldi Çondit, 35-vjec, i lindur ne Sarande por qe shkollen e mesme dhe ate te larte i ka kryer ne Tirane, ku eshte diplomuar per “Administrim Biznesi”.

Çondi, aktualisht punon ne nje kompani telekomunikacioni ne kryeqytet ne te cilen ka nje karriere 13-vjecare, nderkohe qe se fundmi ka aplikuar ne platformen “Deputeti qe duam”.
Nga ana tjeter, ne kampin opozitar, emri me i perfolur eshte ai i Jolio Dines, 29-vjec.

Dine ka perfunduar arsimin e mesem ne gjimnazin “Hasan Tahsini” ne Sarande dhe eshte diplomuar ne Tirane per “Ekonomiks” dhe Master ne “Administrim Publik”.

Aktualisht punon ne nje banke te nivelit te dyte ne Sarande. Ndryshe nga Partia Socialiste ku kandidatet per deputetet aplikojne ne platforme, ne Partine Demokratike Dine i eshte nenshtruar nje procesi te gjate verifikimesh nga komisioni i krijuar nga Basha duke kaluar te gjitha fazat e saj, nderkohe ka marre edhe “bekimin” e demokrateve te Sarandes duke u shpallur me pak i kontestuari nga 8 emrat e finalisteve, ku perfshiheshin edhe “xhaketa te vjetra” te Partise Demokratike.

Pavaresisht moshes, Dine ka nje karriere te gjate si Kryetar i FRPD Sarande, Anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe kandidat per deputet ne 2017 nga Partia Demokratike.

Nje tjeter emer nga kampi roze, eshte ai i Helena Lules. 29-vjecarja nga Saranda, ka perfunduar arsimin e mesem dhe ate te larte ne Tirane, diplomuar per “Drejtesi”. Ka nje eksperience pune ne disa projekte te Bashkimit Europian dhe aktualisht punon si Koordinatore ne Njesine Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion ne Kryeministri.

Ajo qe i bashkon tre te rinjte, eshte se jane pinjolle te tre prej familjeve me te vjetra dhe me me emer ne Sarande, te diplomuar me rezultate te shkelqyera dhe qe sigurisht…vijne nga brezi i ri.Sarandaweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME