Categories Lajme

Të ruash traditën me fanatizëm, 5 gra ndërtojnë një qendër për produktet artizanale

Në Voskopojë 5 gra kanë ndërtuar një qendër për produktet artizanale. Biznesi ka arritur jo vetëm të sigurojë të ardhura, por dhe të kthehet në një bazë për ruajtjen e traditës dhe pritjen e turistëve. Çdo ditë, në qendër të Voskopojës, 5 gra ngrihen herët për të ruajtur traditën e trashëguar nga të parët. Pra, këto 5 gra vijojnë të praktikojnë traditën e qëndisjes dhe thurjes me fanatizëm, duke ndërtuar edhe një qendër artizanale.

“Për t’i rikthyer traditat Voskopojës, sepse gratë tona voskopojare kanë qenë shumë punëtore, nikoqire që kanë mbajtur familjen në kohën para monizmit. Kjo më shtyu pse jo këto gra të shprehin talentin e tyre në punimet me dorë, grepin, veglën dhe aq më tepër t’u tregojmë turistëve që ne këtu kemi diçka për të treguar”, është shprehur artizania Anida Zguri. Duarartat tregojnë se punën e dorës e kanë mësuar që fëmijë e sot vazhdojnë ta ruajnë këtë traditë me dëshirë e kënaqësi.

“Unë me punëdore jam marrë që në moshë të vogël fare, që 5-6 vjeç, na mësonte gjyshja. Në moshën 12 vjeç jam futur në vegël. Punonim vegël, bënim qilima, bënim kuverta, të tëra që na mësonte gjyshja. Me tepër pasion kam pasur qëndisjen, kur isha vajzë. Qëndisja shumë ndërsa motrat punonin me grep. Puna e dorës gjithmonë na ka sjellë, kemi rritur fëmijët, prishim nuk kishim, u bënim fëmijëve pantallona, kështu i kemi rritur”, tha artizania Zhuli Zguri.

“Që kur isha 8 vjeçe kam mësuar punën e dorës. Ashtu ishte atëherë, duhet të bëje pajën, çupat e bënin vet, dhe na ka mbetur e sot e kësaj dite. Tapeta kemi bërë por tani avash avash se u plakëm”, -tha artizania Spira Zguri. Përpos punimeve të cilat i shesin, këto gra shpesh herë mirëpresin dhe turistët në ambientet ku punojnë, duke u lënë atyre një kohë të paharrueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME