Categories Lajme

“Të shpëtojmë Shqipërinë”/ Berisha zbulon hapin e radhës pas vendimit të Apelit për vulën e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një deklaratë për shtyp në selinë e PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit për heqjen e simboleve zyrtare të regjistruara me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Berisha është shprehur se në këtë kontekst unë i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë.

Fjala e Berishës:

“Në procesin e sotëm dua të informoj shqiptarët se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, anuluan tre ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, një vendim legjitim, vetëm e vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama.

Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike.

Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik, paqësor, me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë.

Në këtë kontekst unë i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë.

Çdo shqiptar sot në shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME