Categories Lajme

Të shpëtosh falë “Apple Watch”/ Historia impresionuese e biznesmenit që i rezistoi atakut në zemër

Jo vetëm një orë, “Apple watch” mund të shpëtojë dhe jetë. Këtë gjë e dëshmon historia e biznesmenit brazilian Jorge Freire, i cili u sinjalizua nga ora e krijuar nga kompania Apple, se të rrahurat e zemrës së tij ishin tepër të larta. Ky sinjalizim i shpëtoi jetën, pasi arriti që të shkonte në kohë në spital dhe të merrte trajtimin e duhur në këtë situatë të vështirë shëndetësore për të. Mjekët e diagnostikuan atë me takikardi. Ora thotë ai më shpëtoi jetën pasi më sinjalizoi se rrahjet e zemrës sime janë shumë të larta. Kjo gjë ngriti alarmin për të, i cili pas sinjalizimit shkoi menjëherë në spital. Jorge arriti që të mbulonte të gjithë ngjarjen me foto, që nga momenti i shkuarjes në spital, momenti i shtrimit në të, por gjithashtu edhe momenti kur mjekët përkujdeseshin për të stabilizuar gjendjen e tij. Dhe të gjitha këto biznesmeni i ndau me miqtë në profilin e tij në “Facebook”.

“Norma e të rrahurave të zemrës ishte mbi 140 për më shumë se 10-të minuta. Nuk ndjeja asgjë, as dhimbje asgjë, kam mundur ta kem këtë takikardi për orë të tëra dhe të mos ta ndjeja. Për shkak të asaj që më ndodhi mua, i këshilloj të gjithë që të përdorin këtë pajisje. Mund të shpëtojë jetë”, u shpreh Jorge Freire. Lajmi qarkulloi me shumë shpejtësi, duke nxitur pranimin e një mesazhi pozitiv në drejtim të tij nga Tim Cook, i cili është dhe CEO i kompanisë Apple. Në mesazh thuhej : “Jorge! Jam i lumtur që tani je më mirë. Faleminderit që e ndave historinë tënde me ne. Kjo na frymëzon të vazhdojmë më tutje. Gjithë të mirat, Tim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME