Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.
