Categories Kuriozitete

Të “vde.sësh” për jetë më të lumtur

Koreanojugorët po tentojnë të nxjerrin mësime nga jeta duke provuar vdekjen për së gjalli. Konkurenca e fortë në vend ka krijuar një shoqëri më së shumti të palumtur, ku vetëvrasjet kalojnë me dy herë normat botërore. Në Korenë e Jugut, shumë persona zgjedhin të futen përkohësisht për së gjalli në arkivole, për të kuptuar dhe përmirësuar të jetuarit me të tjerët. Këtë eksperiencë e kanë kaluar mbi 25 mijë veta që prej hapjes së qendrës shëndetësore të Hiouonit në vitin 2012.

Kompania e funeraleve u shërben të rinjve por edhe pensionistëve. Të mbyllur në arka për 10 minuta, ata mundohen të falin por edhe të pajtohen me familjet dhe shoqërinë për të jetuar më të lumtur.

“Të gjithë e jetojmë jetën shumë rrëmbimthi, me intensitet. Personin përballë e shohim si konkurrent që duhet ta mundim, jo si partner. Brenda në arkivol po mendoja se ç’kuptim ka e gjitha kjo,” deklaron një student 28-vjeçar i universitetit. Shoqëria koreanojugore me 51 milionë banorët e saj vuan nga rivaliteti i fortë në çdo fushë të jetës. Ekonomia e katërt më e madhe e Azisë dhe e 11-ta në botë, renditet nga fundi për nga lumturia, me një normë të vetëvrasjeve sa dyfishi i botës.

“Në qendrën tonë vijnë edhe njerëz që kanë vendosur të vrasin veten dhe të provojnë si është vdekja. Zgjedhim personat që kanë frikë ose dyshime për aktin, dhe i bindim për të kundërtën. Ata na falënderojnë,” shprehet drejtori i qendrës. Kur je i vetëdijshëm për vdekjen dhe e përjeton atë, shton ai, jetën do e shohësh me sy tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME