Categories Lajme

Teatri/ Aktori Robert Ndrenika: Nuk kam firmosur për shembjen e godinës

Teksa vijon debati për shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar, vjen një reagim nga aktori i dashur për shqiptarët, Robert Ndernika. Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë bërë pjesë e ndonjë peticioni për shembjen e godinës. Ndrenika tha për TVT se nuk ka firmosur asnjë një peticion, por kishte shprehur vullnetin për ngritjen e një teatri të ri. “S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim.

Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, tha ai. Ndërkohë, edhe aktori Viktor Zhusti thotë për TvT se në këtë situate, me shume se kurrë, e nevojshme dhe e domosdoshme është qetësia dhe mirëkuptimi dhe se vetëm dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. “Deklarata, peticione, intervista, kërcënime, nga çdo pale që të vijnë, janë benzinë e hedhur, është një zjarr që vetëm shkatërron.

Sikur palët politike, të çdo drejtimi, të tërhiqen dhe presin, jam i bindur qe vetë artistët, do dalin nga istikami, do hedhin armët që kanë drejtuar kundër njeri-tjetrit, do shtrijnë e shtrëngojnë dorën, pasi kanë intelektin, qytetarinë dhe e njohin gjuhën e nevojshme të mirkuptimit midis tyre.”, pohoi Zhusti. Zhusti vijon më tej në mesazhin e tij se pergjigjet flake per flake, ndarjet në grupime, etiketimet “te shitur”, postimi i video-intervistave janë kompromentuese, te sforcuara, dhe artificial dhe nuk ndihmojnë askënd, as vete çështjen. Bujar Asqeriu, një ndër artistët që në fillim shkëmbeu debate të ashpra me ministren e atëhershme të kulturës Mirela Kumbaro, sot mendon se zgjidhja e vetme është vota e qytetarëve. “Referendumi është zgjidhja e vetme e kësaj pune, se është një situatë shume sensitive, dhe çështja duhet të hedhur me referendum”, tha Asqeriu.

Për studiuesin Aurel Plasari, teatri Kombëtar është një pasuri që nuk u përket vetëm artistëve, por gjithë shqiptarëve. “Është monument kulture, është i qytetarëve, është i kulturës shqiptare, dakord, unë nuk e di që është monument aktorial, ka në ligje monument aktorial? Ai është monument kulture, histori shqiptare dhe kaq. Ka njerëz që luftojnë që e mbrojnë, ka të tjerë që duan ta prishin për llogari të tyre”. Ndërsa Atalanta Pasko, vajza e Mitrush Kutelit, e cila reagoi ashpër ndaj fjalimit në parlament të deputetes socialiste Elisa Spiropali, thotë për TVT se mbrojtja e teatrit është mbrojtje kujtesës sonë historike. Artistët dhe shoqëria civile vijojnë të mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar duke kërkuar që ai të mos shembet, pasi tashmë Organizata Europa Nostra ka marrë përsipër ta restaurojë atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME