Categories Lajme

Teatri Kombëtar/ Reagon aktori i njohur Viktor Zhusti: S’ka pse shpërfytyrohemi

Aktori i njohur Viktor Zhusti u ka bërë thirrje palëve politike që të tërhiqen dhe t’ia lënë vetë komunitetit të artistëve që ta zgjidhin me dialog. Përmes një mesazhi, Zhusti thekson se në këtë situatë është e nevojshme dhe e domosdoshme më shumë se kurrë qetësia dhe mirëkuptimi, pasi sipas tij, çdo gjë tjetër, janë benzinë e hedhur, në një zjarr që vetëm shkatërron.

“Përgjigjet flakë për flakë, grupimet në: ata të Aleancës dhe ata të Turbinës, etiketimet “të shitur” për njeri-tjetrin, postimi i video-inervistave “ja cka thënë dje filan ikone dhe ja c’bën sot”, janë kompromentuese, të sforcuara, të shtira dhe artificiale. Nuk ndihmojnë askënd, as vetë cështjen. Në këtë situatë, më shumë se kurrë e nevojshme dhe e domosdoshme është qetësia dhe mirëkuptimi. Vetëm dialogu mund të sjellë zgjidhje të arsyeshme. Gjithcka tjetër: deklarata, peticione, intervista, kërcenime, nga cdo palë që të vijnë, janë benzinë e hedhur, në një zjarr që vetëm shkatërron”, shprehet ai.

“Sikur palët politike, të cdo drejtimi, të tërhiqen dhe presin, jam i bindur që vetë artistët, do dalin nga istikami, do hedhin armët që kanë drejtuar kundër njëri-tjetrit, do shtrijnë e shtrëngojnë dorën, pasi kanë intelektin, qytetarinë dhe e njohin gjuhën e nevojshme të mirëkuptimit midis tyre. Le të fillojme nga dy momente që janë emërues i përbashkët: të dyja palët, e kanë lidhur jetën dhe të ardhmen me ARTIN dhe po të dyja, janë të mendimit që TEATRI KOMBETAR, meriton ngrehinë dhe kushte bashkëkohore. Gjendja e krijuar, adresimet dhe fjalori, nuk kanë lidhje as me fisnikerinë e Teatrit dhe as me qytetarinë e artistëve”, tha Zhysti.

“S’ka pse shpërfytyrohemi. Ne “shfaqje” të tilla, audicionit është tepër i vogël dhe i përkohshëm e pas tyre, gjithkush do mbetet me nje shije të hidhur. Kemi humbur shumë kohë, është e pafalshme, të humbasim dhe njeri-tjetrin. My mesazh është shprehje e trishtimit, kur shoh qorrsokakun ku kemi hyre apo n’a kanë futur, neve që punën çdo herë e nisim kolektivisht rreth një tavoline, ku nis të hedh e hapat e para shfaqja teatrale. Le të nisim pra edhe për këtë aksion te ri, nga “puna në tavolinë”, shprehet ai. z.tosku/j.p/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME