Categories Teknologji

Apple lajmëron event më 20 prill – iPad i ri dhe pajisje të tjera do të prezantohen

Ata nuk kanë dhënë akoma detaje për eventin ose produktet që do të prezantohen. Apple ka bërë lajmërim se me datën 20 prill do të mbahet një event i prezantimit të produkteve të reja.

Pritet që të prezantohen versione të reja të iPad Pro, AirTag tracking devize dhe më shumë. Eventi do të filloj në ora 13:00 ET, që do të thotë për ne në Kosovë do të jetë 19:00. Apple mendohet se do të përdorë eventin për të rritur gjithashtu shitjet e iPad të prezantuar gjatë pandemisë. Në janar Apple ka raportuar $8.44 miliardë fitime në katër-mujorin e parë të shitjeve vetëm në iPad, që është një rritje prej 41% në krahasim me vitin paraprak.

iPad i ri besohet që do të ketë një tip të ri të ekranit dhe gjithashtu do të përdorë teknologji mini-LED për të prodhuar imazhe më të mira gjatë shikimit të videove, fotove, ose filmave. Ky event do të jetë digjital, për shkak të pandemisë që është akoma në vazhdim. Apple besohet se më në fund do të nxjerrë në treg AirTags, që është e ngjashme me Tile.

Pra mund të ngjitni ato në gjësende tuaja, në çelësa, çantë, etj., dhe duke përdorur software të Apple Find My, ju mund të gjurmoni se ku janë gjësendet tuaja kur nuk mund t’i gjeni. Apple ka kohë që është duke testuar një metodë për gjë gjurmuar këto mjete në software beta për iPhone. iMac mendohet të prezantohet me një procesor M1, e cila është prezantuar por nuk është vënë në shitje akoma.

AirPods gjithashtu do të kenë ndonjë formë përditësimi, pasi që ato janë kufjet më të shitura në botë, mirëpo analisti më i fortë i Apple, Ming-Chi Kuo, ka thënë se AirPods të ri me shumë gjasë nuk do të prezantohen deri në 4 mujorin e tretë të këtij viti. Si përfundim, edhe Apple TV mendohet të ketë ndonjë përditësim sepse modeli i fundit që u prezantua ishte Apple TV 4K, në vitin 2017.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME