Teknologji

Bëjeni celularin të duket si iPhone 11 me këtë stiker të ri (Video)

Kur Apple i prezantoi celularët e rinj në shtator, njerëzit menjëherë filluan të talleshin me tri kamerat në iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Shumë fotografi qesharake u paraqitën menjëherë në internet dhe disa njerëz thanë se kamerat shkaktuan ‘tripofobinë’ tek njerëzit, apo frikën nga vrimat.

Por, kjo pamje e veçantë me tri kamera e bën gjithashtu më të lehtë të kuptosh nëse dikush ka modelin më të fundit të iPhone, duke e bërë atë një simbol të statusit të menjëhershëm. Nëse keni një iPhone, përdoruesi i TikTok @Digital_buyer postoi video të një krijimi të lehtë që i bën njerëzit të mendojnë se keni iPhone-in më të ri. Pjesa më e mirë? Duhet të shpenzoni shumë pak para.

Krejt çfarë duhet të bëni është ta vendosni stikerin mbi kamerën aktuale të celularit tuaj dhe më pas të vendosni një kasë mbi të. Në shikim të parë, celulari duket krejt si një iPhone 11 Pro, falë kamerës që merr pamje si të celularit në fjalë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button