Categories Teknologji

Instagram përmirëson funksionin kundër piratimit

Instagram i ka shtuar një veçori të re funksionit kundër piratimit, që siguron një lloj kontrolli shtesë në llogaritë që kanë fshirë një postim.

Ky funksion quhet “E fshirë së fundmi” dhe mundëson rikthimin ose rishikimin e postimeve të fshira më parë nga celulari. Sipas kompanisë, risia do të ndihmojë, gjithashtu, në mbrojtjen e përmbajtjes nga piratuesit.

“Ne e dimë që piratuesit, ndonjëherë, fshijnë përmbajtje kur fitojnë një llogari dhe deri më tani përdoruesit nuk kishin asnjë mënyrë për të rikuperuar me lehtësi fotot dhe videot e tyre”, shpjegoi Instagram në një blog. “Me prezantimin e kësaj veçorie të re, që fshin ose zhvendos përgjithmonë një postim, së pari do të duhet të verifikoni që jeni përdoruesi i ligjshëm i llogarisë”, vazhdon blogu.

Fotot, videot, filmat IGTV dhe historitë që përdoruesi fshin menjëherë hiqen nga llogaria dhe zhvendosen në dosjen “E fshirë së fundmi”. Historitë e fshira që nuk janë në arkiv do të qëndrojnë në dosje deri në 24 orë.

Çdo gjë tjetër do të fshihet automatikisht 30 ditë më vonë. Gjatë kësaj periudhe, përmbajtja mund të përdoret përmes funksionit “E fshirë së fundmi”  dhe nga aty përdoruesi mund të vendosë nëse dëshiron ta ribotojë postimin ose ta fshijë atë plotësisht, para se të kalojë muaji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME