Categories Teknologji

Mark Zuckerberg kërkon punëtorë për “Metaverse”, hapen 10 mijë vende pune në Europë

Facebook do të punësojë 10.000 punëtorë të rinj të kualifikuar në të gjithë Evropën gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndërtuar një botë dixhitale të quajtur “Metaverse”.

Ky është një term i përdorur për të përshkruar një hapësirë virtuale ku shumë njerëz mund të ekzistojnë dhe komunikojnë brenda një mjedisi 3D duke përdorur teknologjinë, si dhe mund të punojnë, komunikojnë dhe luajnë përmes pajisjeve VR.

Gjiganti i mediave sociale tha se Evropa do të jetë në zemër të formësimit të “Metaverse” që nga fillimi, e cila do të ndihmojë në sjelljen e mundësive të reja krijuese, sociale dhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

“Universi virtual ka potencial të ndihmojë në zhbllokimin e mundësive të reja kreative, sociale dhe ekonomike. Europianët do t’i japin formë atij që prej fillimit. Evropa është jashtëzakonisht e rëndësishme”- tha Facebook përmes një deklarate ku njoftonte hapjen e 10 mijë vendeve të reja të punës vetëm për Europën.

Kujtojmë se “Facebook” po përballet me kritika në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave, fshehjen e raporteve të brendshme për efektet negative që aplikacionet e tij kanë te të rinjtë dhe vendosjen e përfitimeve përpara mirëqënies së qytetarëve dhe sidomos adoleshentëve. Vetëm pak ditë më parë Facebook, Instagram dhe WhatsApp u mbyllën për më shumë se 7 orë, duke shkaktuar probleme në komunikim dhe ndërlidhje në të gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME