Categories Teknologji

Një Lamborghini mbi ujë, superjahti luksoz që ngjan si një makinë

Kompania italiane e automjeteve “Lamborghini”, ka publikuar projektin më të fundit, atë të një super jahti luksoz që ngjan si një makinë. Jahti ka një vlerë prej 2.7 milion eurosh, për projektin e të cilit dizajnuesit janë frymëzuar nga makina “ Lamborghini Sian FKP 37”.

Mjeti është një projekt i përbashkët mes kompanisë “Lamborghini” dhe asaj të jahteve “The Sea Group”. Jahti që do të vihet në lëvizje përmes dy motorëve V12 në pjesën e pasme, peshon rreth 24 ton, dhe ka një gjatësi rreth 20 metra.

Ky model që mund të arrijë një shpejtësi më shumë se 100 kilometra në orë, pritet të dalë në treg në vitin 2021. “Nëse do të kisha imagjinuar ndonjëherë Lamborghini mbi ujë, ky do të ishte vizioni im. Jam i lumtur që festoj këtë bashkëpunim të suksesshëm. ”, deklaroi drejtuesi i kompanisë Lamborghini, Stefano Domenicali.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME