Teknologji

”Torsus Praetorian” autobusi që shkon kudo në të gjitha kushtet

Autobusi që premton të shkojë kudo dhe në të gjitha kushtet quhet ”Torsus Praetorian”. I ndërtuar në Sllovaki, autobusi i pandalshëm jashtë rrugës ka qenë në prodhim që nga viti 2018, por së fundmi është përditësuar në versionin e tij të ri 2021. Fuqia vjen nga turbodieseli 6,9 litërsh MAN D08, motori me gjashtë cilindra shoqëruar me një kambio automatike me nëntë marshe.

”Praetorian”-i mbështetet nga një shasi MAN që është përditësuar për vitin 2021 dhe mund të strehojë deri në 35 persona. Ndër përditësimet e prezantuara ekziston edhe instalimi i dritave të reja LED.

Gjithashtu i rëndësishëm është sistemi i kondicionimit të ajrit të autobusit, i testuar në kushtet më ekstreme.

Pas provave të gjera në zona duke përfshirë shkretëtirat australiane, ”Torsus” tha se sistemi mund të ulë temperaturat e kabinës nga 60 gradë Celsius në 29 në vetëm tre minuta.

“Misioni ynë është të sigurojmë që autobusët tanë të mund të arrijnë në mjediset më të frikshme të ngarjes në botë, në mënyrë të sigurt për transportin e njerëzve dhe pajisjeve dhe në vendet që asnjë automjet tjetër nuk mund të arrijë kurrë”, theksoi shefi i ”Torsus Praetorian”, Vakhtang Dzhukashvili.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: