Categories Lajme

Temperatura deri në 14°C, si parashikohet moti për sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në zonat Veriore dhe qëndrore për gjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat Jugore pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjell dhe reshje të izoluar shiu. Në zonat Juglindore do të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht  me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime vranësirash. Pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore në zona të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV vijojnë të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm prej disa ditësh. Pritet që vranësirat e shpeshta që dominojnë vendin të zhvillohen herë pas here duke sjellë reshje të pakta dëbore në për të gjithë vendin.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Italia dhe brigjet e Turqisë do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në këto zona. Mbetet Lindje e kontinentit në dominimin e reshjeve të dëborës. Ndërsa Europa Veriore, Qëndrore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Europën perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME