Categories Lajme

Temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Sipas MeteoAlb moti në territorin shqiptar do të paraqitet me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Por pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin tonë ndërsa reshje të pakta do ketë në zonën e Alpeve shqiptare.

Mbrëmja dhe nata largojnë vranësirat dhe reshjet nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por nuk pësojnë ndryshime në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova, Dita nis me mot të kthjellët por duke ju afruar mesditës vranësirat do të përfshijnë fillimisht zonat perëndimore dhe gjatë pasdites shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa reshje të pakta do ketë vetëm në skajin perëndimor duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut, Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin në MV deri pak pas mesditës kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat lindore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të gjenerojnë shira.

Rajoni dhe Europa, Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë kushtet e motit në skajet veri-jug të Europës. Po ashtu me mot të qëndrueshëm mbeten edhe vendet e Europës Lindore. Ndërsa vranësira dhe rrebeshe shiu do kenë pjesërisht Qendra dhe Jugperëndimi i Kontinentit Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME