Categories Lajme

Temperatura deri në 37 gradë, moti për sot

Territori i Shqipërisë përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të përkohshme të vranësirave të cilat parashikohet të theksohen në orët e pasdites, ku më të dukshme do të jenë në Lindje të vendit tonë. Por vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditë në Republikën e Kosovës parashikohet të jetë kryesisht nën mbizotërimin e kthjellimeve, por në zonat veriore do të ketë edhe kalime të lehtë të vranësirave. Ndërsa pasditja pritet të shfaqi vranësirat e pakta në të gjithë territorin e vendit, të cilat më të theksuara do të jenë në Verilindje të Kosovës. Temperatura maksimale gjatë të dielës do të regjistrohet në qytetin e Gjakovës me 34 gradë në orët e mesditës.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat në pjesën më të madhe të 24 orëshit do të sjellin dominim të intervaleve të gjata me kthjellime. Por parashikohet që të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave në për të gjithë MV, ku më të theksuara do të jenë në orët e pasdites dhe në zonat Veriore dhe Lindore të vendit.

Evropa

Jugu dhe Qendra e kontinentit parashikohet të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Evropën Jugperëndimore. Ndërsa Britania e Madhe dhe gadishulli skandinav do të vijojnë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jetë dhe Lindja e kontinentit evropian, ku herë pas here do të ketë edhe mini stuhi ere.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME