Categories Lajme

Temperatura deri ne -3°C ne mengjes, por çfarë sjell pasditja, parashikimi i motit per diten e sotme

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rënie të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit.

Orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ku në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere.

Në të gjithë zonën malore të Shqipërisë, mbetet problematika e ngricave. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtim permanent verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Masat ajrore të ftohta që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushte e motit edhe në republikën e Kosovës ku ngricat edhe temperaturat e ajrit do të jenë dominante.

Për sa i përket motit, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku në zonat veri-veriperëndimore do të gjenerohen reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME