Categories Lajme

Temperatura deri në 47 gradë celcius, “ferri” të hënën dhe të martën

Kushtet ekstreme të motit do të shoqërojnë rajonit deri të premten. Meteorologët grekë theksojnë se vendi fqinj ka hyrë në një valë të nxehtë. Të hënën temperaturat pritet të arrijnë kulmin në nivel lokal duke kapur vlerat e 47 gradë celcius.

Ekspertët thonë se kjo valë e të nxehtit është një ndër më ekstremet në vitet e fundit, dhe konsiderohet si historike.

Shërbimi kombëtar meteorologjik ka lëshuar një buletin emergjent për paralajmërimin e fenomeneve ekstreme të motit që do të jenë prezente përgjatë gjithë javës së ardhshme.

E hëna dhe e marta konsiderohen ditët më të vështira, ndërsa rënia e lehtë nis nga e premtja në Greqinë Perëndimore, qendrore dhe veriore. Fundjavën e ardhshme temperaturat pritet të zbresin deri në 36-37 gradë celcius.

“Vala” e nxehtësisë filloi të martën, 27 korrik nga perëndimi, ndërsa të mërkurën dhe të enjten shumë zona në Greqinë perëndimore (Mesinia, Ilia dhe zona të tjera) regjistruan temperatura mbi 42 gradë Celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME