Categories Lajme

Temperaturat arrijnë 41 gradë gjatë paradites, çfarë do të ndodhë me motin në pjesën e dytë të ditës

Shqipëria

Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave në vend ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here priten dhe mini- stuhi breshëri.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata përmirësojnë sërish motin duke ri-sjellë kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR konstante vijojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Republika e Kosovës

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore nga Afrika republika e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër duke gjeneruar rrebehse shiu si edhe mini-stuhi breshëri. Në shumë zona të Kosovës do të këtë edhe shkarkesa elektrike.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në shumë zona të MV.

Kjo situate e vranësirave dhe rrebesheve të shiut do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje.

Rajoni dhe Europa

Europa veriore dhe ajo Qendrore do të paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri.

Po ashtu, me vranësira të shumta dhe reshje të dendura shiu karakterizohen Europa Lindore dhe pjesërisht Ballkani. Përsa i përket, gadishullit Iberik, ishujt Britanikë, brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME