Categories Lajme

Anëtarët e familjes Marku qëndrojnë në gërmadha: Do të hyjmë në grevë urie

Prej pothuajse një jave, 16 anëtarë të familjes Marku në zonën e 5 Majit në Tiranë, qëndrojnë ende në banesën e kthyer në gërmadhë. Pavarësisht temperaturave që kanë shënuar disa gradë nën zero, anëtarët e kësaj familje qëndrojnë në dhomat gjysmë të shembura duke rrezikuar edhe jetën.

Liza Marku thotë se ata janë të vendosur që do të qëndrojnë aty, derisa Bashkia e Tiranës tiu japë banesa të reja, me marrëveshje të rregullt. Ajo shprehet se Veliaj çon punonjës të policisë civile për ti kontrolluar gjatë natës. Nuk dihet ende se pse IKMT i ka shembur përgjysmë shtëpitë, duke iu prishur vetëm një anë të plotë të mureve.

“Unë e ftohme kam qenë, kam ndejtur gjithë natën këtu, shkoj pij një kafe a çaj në lokal, dhe rrimë prapë këtu. Ditët më të errëta janë këto për një plakë, rrimë si qen i lidhur, i kam pasur të tëra kushtet brenda, që mi kanë plotësuar fëmijët e mi. Këtu kemi ndejtur dhe këtu do rrimë, do të futemi në grevë urie, se ne nuk kemi se ku të shkojmë, jemi të rrënuar. I kam pasur të gjitha kontratat dhe letrat e rregullta, nuk kemi qenë kundër projektit, nuk kam nevojë për bonus, ne duam kontratë dhe vulë të rregullt nga kryetari i Bashkisë. Pa e vënë firmë të gjithë… metrat i dua centimë më centimë, siç i kam pasur.

Pallatet janë bosh, nuk kemi nga të shkojmë. Kam qenë shumë keq, se është duke mu bllokuar fryma, edhe sikur të vdes këtu do të rri, nuk ka pse çon as kontrolle, dhe asgjë, vijnë civila, të mos kujtojë Erion Veliaj se nuk i dimë.

Erion Veliaj na ka vrarë të gjithëve si familje, unë jam malësore nuk rrej, ta mbaj fjalën dhe ai si e mbaj unë, le të vijë dhe të bjerë dakord me të gjithë popullin, jo të na nxjerrë në hënë. Unë edhe a rmë kam, mos të më vijë të më provokojë tani e tutje. Do ti bie me rrasa, kujtdo që të vijë dhe të më provokojë, deri në fund nuk e lëshoj. Unë nuk jam as mafie, as nuk jam këtu që të rrej kënd, do ti dal me rrasa kushdo që të jetë. Më ka dhënë dreqi fuqi, jo me më nxjerr jashtë me fëmi, me mundin dhe me djersën time, më keq ai që është i drejtë. Të më fusi brenda nëpër shtëpi, si i kemi pasur, duam kontratë të rregullt. Ai të mendojë, a ka nënë vetë“, shprehet Marku.FAX

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME