Ndonëse vera ka kaluar, deti vazhdon të jetë një nga destinacionet turistike të turistëve. Edhe këtë fundjavë të fundit të shtatorit Vlora vijon të mbetet e frekuentuar për shkak edhe të temperaturave të larta.
Plazhet janë të mbushur me pushues vendas dhe të huaj të cilët po shfrytëzojnë keto ditë të ngrohta vjeshte. Ndryshe nga vitet e tjera, moti i qëndrueshëm ka bërë që sezoni turistik të zgjatet deri në fund të shtatorit.
