Categories Lajme

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga BE

Kanë mbërritur në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.  Këto ndihma kanë ardhur pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Ndihmat nga disa vende anëtare të BE si Kroacia, Hungaria, kanë mbërritur në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.
Lajmin për nisjen e ndihmave nga BE e konfirmoi një ditë më parë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Mes ndihmave një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.  Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.  ” Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë,  Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për popullin shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.

“Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”,  u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit. Një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka mbërritur në Tiranë,  duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dëmeve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre.

7d3067ac-9de4-47a5-b502-4f08fd6e6b19
0c3296b4-e95d-404c-b9ac-6c68deeb64d6
5a4f0092-cd5c-4dc0-99ae-2387fcc3a0e1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME