Categories Lajme

U ndalua në SHBA dhe Shqipëri: Kujdes, ky është ilaçi që shkakton kan cer

Kompanitë farmaceutike në SHBA po ndërpresin shitjen e një ilaçi për stomakun, që po hetohet për lidhje me kancerin. Kjo pason shqetësimet në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërin, në lidhje me praninë e papastërtive tek Zantaku dhe produkte të tjera të Ranitidinës. Ndërsa në Kosovë nuk dihet nëse ky ilaç është larguar nga tregu.

Kanadaja dhe Franca po ashtu kanë njoftuar tërheqjen nga tregu të Zantakut. SHBA dhe Bashkimi Evropian, janë ndërkohë në proces hetimi. Autoritetet shëndetësore thonë se nuk ka rrezik të menjëhershëm, por pacientët janë këshilluar të konsultohen me një mjek që mund të përshkruajë një alternativë ndaj Raintidinës.

Më 13 shtator, administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve, FDA, dhe agjencia evropiane e ilaçeve, EMA, publikuan vendimet e tyre për të rishikuar praninë e N-nitrosodimetalaminës NDMA në barnat që përmbajnë ilaçin Ranitidinë.

NDMA klasifikohet si një kancerogjen i mundshëm bazuar në studime të kryera tek kafshët.  Ai është gjetur në ujë dhe ushqime, përfshirë mishin, produktet e bulmetit dhe perimet, por nuk mendohet se shkakton dëme kur kapërdihet në nivele të ulëta. Produktet e Ranitidinës përdoren për të reduktuar prodhimin e acideve në stomak tek pacientët me gjendje si urthi apo ulçëra në stomak. Ato mund të merren në farmaci me recetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME