Categories Lajme

Fier/ Mësuesja bie nga dritarja duke larë xhamat, kolegët: Lamtumirë gruaja me sytë e qeshur!

Një grua ka gjetur tragjikisht vdekjen pasi ka rënë nga dritarja nga kati i dytë teksa ishte duke larë xhamat. Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur rreth orës  11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier. 50-vjeçarja Roza Deliu, ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Roza Deliu ishte mësuese në shkollën “Mark Dashi”.

“Sot me zemrën që na dridhet dhe mendjen që nuk e beson e nuk e rrok dot lajmin që s’do të donim t’a merrnim kurrë, ju bëjmë me dije se kolegia jonë e shtrenjtë, mikja jonë e çmuar, gruaja e vlerë dhe mësuesja e palodhur, Roza Deliu, u largua nga jeta duke na lënë një zbrazëti të madhe. Nuk është e lehtë për ne, stafin e shkollës të ndajmë me ju këtë lajm të zi e të rëndë sepse Roza për ne ish dhe është e shtrenjtë dhe e pazëvendësueshme. Ngushëllimet tona më të ndjera familjes së saj të mrekullueshme dhe gjithë të afërmve të tjerë.

Lamtumirë, gruaja me sytë e bukur, të qeshur e të gjallë, mësuesja që kurrë s’u lodh e dha më të mirën, kolegia e dashur e gjithnjë fjalëëmbël! Lamtumirë, e bukura dhe e mira Roza që qysh tani na mungon e të ardhtë e lehtë lëndina!”, është një mesazh i ndjerë i kolegëve të saj të shkollës “Mark Dashi” “Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME