Categories Lajme

Temperaturat e ulëta me ngrica dhe borë, vjen njoftimi i rëndësishëm: Në këto akse të vendit duhet të lëvizni me zinxhirë

Një pjesë e vendit është përfshirë nga dëbora dhe ngricat duke shkaktuar probleme me qarkullimin.

Autoriteti Rrugosh Shqiptar njofton mbi gjendjen e rrugëve duke theksuar se në disa akse duhet lëvizur me zinxhirë.

Në RajoninVerior akset Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë-Steblevë kalohet me zinxhirë.

Në Rajonin Qëndror nuk ka patur rreshje por në aksin Lunik-Steblevë rekomandohen zinxhirë prej ngricës.

Prezencë ngricash ka patur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”.

Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.

Në Rajonin Juglindor akset Boboshticë-Dardhë, në km 5–14 dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë për shkak të erës së fortë.

Në Rajonin Jugor gjatë natës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.

Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rekomandohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME