Një person është larguar nga banesa e tij dhe për pasojë nuk është kthyer më. Bëhet me dije se ai është Arjan Berberi, i cili rezulton i zhdukur prej dy ditësh.
Nga informacionet e para, bëhet me dije se personi rezulton të jetë i sëmurë. Një i afërmi i tij thekson se ai banon në pallatin Vishnjë në rrugën “Pelivan Leskaj”, lagja “Pavarësia”, Vlorë Mësohet se Berberi kishte veshur një xhup të zi dhe atlete herën e fundit kur doli nga shtëpia.
