Categories Lajme

“Tempulli”/ Shkatërrohen 23 grupe të shpëndarjes së drogës, qindra të arrestuar në të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë

23 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë shkatërruar në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, në operacionin policor të koduar “Tempulli”.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se operacioni vijon ende në të gjithë vendin, ndërsa në pranga kanë rënë 233 persona.

“Janë sekuestruar kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, armë zjarri dhe armë të ftohta, vlera monetare e aksesorë që shërbejnë për paketimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike”, tha Rrumbullaku.

Operacioni policor u zhvillua në kuadër të masave për garantimin e sigurisë në shkolla.

“Prej disa ditësh janë impementuar një sërë masha të reja, për sigurinë në shkollë. Një nga masat është parandalimi i shitjes së narkotikëve pranë shkollave. ‘Tempulli’ për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, bareve, lokaleve, restoranteve”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.  Kanabisi që tregtonin ishte i prodhuar me llamba dhe kushtonte 3000 lekë, tre herë më shtrenjtë se kanabisi klasik.

Nga fillimi i vitit dhe deri më tani, sipas policisë, janë finalizuar 116 operacione lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vend, pas të cilave janë ndaluar, arrestuar dhe vënë nën hetim 1541 shtetas për shitje të drograve në afërsi të shkollave, në bare, lokale nate dhe në bregdet gjatë sezonit veror.

Në total, janë sekuestruar 829 kg kanabis (një pjesë e së cilës ishte përpunuar në formë kanabisi), 1.5 kg heroinë, 15.5 kg kokainë dhe 5.2 kg ekstazi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME