Categories Lajme

Tender për “Lungomare 2”- Hapet gara për vazhdimin e shëtitores në Vlorë, fondi limit 459 milion lekë

Shëtitorja përgjatë vijës bregdetare të Vlorës, e njohur ndryshe si lungomare do të zgjatet deri te zona e tunelit. Pas përfundimit të fazës së parë të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur garën e prokurimit publik për realizimin e projektit “Lungomare 2”, i cili parashikon vazhdimin e shëtitores nga fushat e sportit deri tek tuneli.

Ky do të jetë segmenti jugor, për ndërtimin e të cilin fondi limit i vënë në dispozicion është 459 milion lekë, pa TVSH. Sipas dokumenteve të tenderit, pas nënshkrimit të kontratës punimet pritet të zgjatin 18 muaj, ndërkohë që financimi do të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit.

Për vitin 2019, për realizimin e kësaj vepre infrastrukturore janë vënë në dispozicion 50 milion lekë, ndërsa shpenzimet totale janë parashikuar në buxhetin afatmesëm 2019-2021. Shëtitorja aktuale është financuar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian, me një vlerë totale prej 17.2 milion euro.

Më konkretisht, programi IPA 2013 i BE-së, akordoi  12 milionë euro, ndërsa Qeveria Shqiptare rreth 5.2 milionë Euro. Projekti konsistoi në rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës. Ndërkaq, sa i takon garës së hapur nga FSHZH për “lungomare 2”, kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri në datën  12 shtator 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME