Categories Lajme

Tenderat në Zimbabve për Covid/ Reagon biznesmeni Mërtiri: Nuk jam Ilir dedja

Biznesmeni Mirel Mërtiri ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve të publikuara në mediat e huaja se ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është përfshirë në skandalin e tenderave në Zimbabwe ndërkohë që përdorte edhe një emër tjetër.

Mërtiri, thotë se nuk ka asnjë lidhje me kontratën e firmosur me autoritetet e Zimbabve, ngjarje për të cilën u shkarkua dhe ministri i Shëndetësisë së këtij shteti. Mërtiri, u raportua se përdorte emrin “Ilir Dedja” dhe në lidhje me këtë ai mohon pretendimet dhe thekson se “unë nuk jam Ilir Dedja”.

Ndërkohë që lidhur me fotografitë që kanë qarkulluar, ku ai është në prani të autoriteteve të Zimbabve, Mërtiri shprehet se nuk ka asnjë lidhje me kontratën në fjalë dhe imazhi i tij është përdorur qëllimisht për të krijuar një skandal.

“Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekullimet lidhur me implikimin tim në kontraten e përfolur në Zimbabëe mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja. Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale per disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza”, thotë Mërtiri në reagimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME