Categories Lajme

Tenderi për lotin e parë të Unazës së Madhe do të ribëhet

Autoriteti Rrugor Shqiptar po përgatitet për të hapur menjëherë nga e para garën e prokurimit për ndërtimin e mbikalimit te sheshi “Shqiponja”, nëse nga autoritetet amerikane do të vijë një përgjigje zyrtare se kompania fituese e tenderit për lotin e parë, “Dunwell Haberman Albania” ka falsifikuar dokumentacionin.
Qeveria kërkon të mos humbasë kohë. Sipas planifikimeve, projekti duhet të mbarojë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndërkohë që zgjatja e periudhës së ndërtimit do të kishte pasoja në trafikun e rënduar për shkak të punimeve.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije se, brenda javës së ardhshme pritet që të vijë përgjigjja nga Shtetet e Bashkuara, e më pas do të procedohet. I gjithë procesi i ritenderimit, nga hapja e garës deri te shpallja e fituesit, mund të zgjasë mbi një muaj.

“Dunëell Haberman Albania”, në bashkëpunim me kompaninë shqiptare “Biba X”, u shpall fituese për rindërtimin e lotit të parë të “Unazës së re”, ku përfshihet edhe ndërtimi i mbikalimit te sheshi “Shqiponja”. Por më pas, në medien shqiptare dolën dokumente që implikonin kompaninë “Dunwell Haberman Albania”, degë e një kompanie mëmë në Shtetet e Bashkuara, në falsifikime të datës së regjistrimit.

Tani për tani nuk janë bërë pagesa buxhetore dhe ARRSH ka vendosur ndalimin e punimeve në lotin e parë. Nëse nga përgjigjja zyrtare, që do të vijë nga Shtetet e Bashkuara, do të rezultojë se me të vërtetë kemi të bëjmë me falsifikim dokumentesh, atëherë kontrata do të anulohet dhe do të bëhet kallëzim penal në Prokurori kundrejt këtij operatori.

Po ashtu, Autoriteti i Rrugëve do të arkëtojë sigurimin e ofertës, të bërë nga bashkimi i kompanive “Dunwell Haberman Albania” dhe “Biba X”, një shumë që i kalon 2 milionë eurot.

Loti i parë i punimeve për rindërtimin e “Unazës së re” është edhe më i kushtueshmi i projektit. Nga rreth 40 milionë euro, gati gjysma ose 20 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin e mbikalimit te sheshi “Shqiponja” dhe nyjet lidhëse të tij me rrugën “Dritan Hoxha” dhe “Unazën e madhe”./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME