Categories Lajme

Tentativa e grabitjes së bankës, Anila Hoxha: Autorët kishin informacion të saktë, u gjetën prova

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se autorët të cilët po gërmonin poshtë tunelit në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë për të grabitur bankën e nivelit të parë kishin informacione shumë të sakta.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake up’, Hoxha shtoi se ata duhet të kishin harta ose informacione të sakta pasi tuneli ishte shumë i vështirë, duke e përshkruar si rrjetë.

‘Ata kanë pasur informacion shumë të saktë, e dinit ju që kishte tunele poshtë? Ne kur zbritëm humbëm, pasi tunelet ishin si rrjetë, duhet të kishe informacion dhe hartë, të dije distancën.

Të dije se ku do dilje, bazuar në këtë informacion, ato dyshohet se mund të kishin edhe informacion. Ata kanë punuar sistematikisht, pas një muri betoni ata nisën gërmimet e më pas fillonin të krijonin qëllimin e tyre.

Nëse ata do ia dilnin mbanë do të ishte një nga bastisjet më të mëdha, ka pasur dhe një të tillë te 9-katëshet vite më parë dhe dështuan. Këto janë ngjarje që zbulohen ose me informacione shumë të saktë ose si në këtë rast. Janë ngjarje që janë kopjuar edhe nga jashtë, në Brazil. Aty kanë gjetur prova materiale, s’ka ende të arrestuar. Pretendohet se janë gjetur prova.

Ditën e djeshme u zbulua tentativa e grabitjes së një banke në bulevardin ‘Zogu I’.

Persona ende të paidentifikuar gërmuan disa ditë me radhë për grabitjen e bankës pranë Ministrisë së Drejtësisë, aty ku u gjet edhe një armë zjarri.

Autorët të cilët janë shpallur në kërkim, kishin nisur gërmimin në kanalet e ujërave të zeza duke hapur një tunel 200-300 metra të gjatë, për të arritur brenda bankës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME