Categories Lajme

Tentativa për t’i ikur karabinierëve: 26-vjeçari shqiptar përplaset fatalisht në kthesë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte në Gricignano d’Aversa, në Caserta të Italisë. Një 26-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën teksa ndiqej nga karabinierët. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, udhëtonte së bashku me një tjetër person me një makinë Fiar Croma të bardhë.

Sapo pa karabinierët, ai tentoi të largohej duke i dhënë gaz mjetit. Por teksa u gjend në një kthesë të ngushtë, 26-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas përplasjes, pasagjeri që ndodhej në makinë doli dhe tentoi të arratisej në këmbë. Megjithatë tentativa e tij dështoi pasi u kap nga karabinierët. Sa i përket shoferit 26-vjeçar, ai gjeti vdekjen e menjëhershme.

Mediat italiane shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet se përse shqiptari tentoi t’i shpëtonte karabinierëve, tentativë që çoi edhe në aksidentin fatal./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME