Një bankomat është tentuar që të vidhet në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kamzës në Tiranë.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë tentuar që të hapin një bankomat të një banke të nivelit të dytë, po për shkak të rënies së alarmit policia ka ndërhyrë duke parandaluar ngjarjen.
Autorët ndërkohë kanë arritur që të largohen në kohë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.
Ky është rastin i dytë për këtë vit i sulmit ndaj bankomateve, pas rastit të Urës Vajgurore, ku grabitësit shpërthyen me eksploziv banomatin dhe morën prej aty rreth 5 milionë lekë të vjetra.