Categories Lajme

Donin që t’i vinin kyçin Universitetit, policia iu bën presion studentëve

3 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë paralajmëruar se do të shoqërohen në Komisariat, pasi i kanë vënë kyçin portës së Universitetit në shenjë protestë. Ky paralajmërim është bërë nga punonjësit e policisë të cilët i thanë disa studentëve se mbyllja e dyerve të institucionit përbën vepër penale dhe ata mund të shoqërohen në Komisariat.

“Ti mund të dalësh të protestosh, por nuk mund të vendosësh kyçin këtu. Sepse mbyllja e derës do të thotë se t’i kalon në ndjekje penale”- thotë punonjësi i policisë, ndërsa kërkon emrat e studentëve.

“Kyçin e kemi vendosur të gjithë në mënyrë simbolike. Jemi pa parti”- thotë një nga studentët.

Kujtojmë se studentët do protestojnë sërish sot para godinës së kryeministrisë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME