Categories Kuriozitete

Dashuria nuk njeh moshë, 100 vjeçari martohet me 96 vjeçaren (Video)

Një burrë dhe një grua më në fund kanë gjetur dashurinë e tyre të vërtetë. Ata u njohën njëri-tjetrin në një azil pleqsh dhe për ta vlen shprehja se dashuria nuk njeh moshë.

Tasnga Seedokbuab, 100 vjeç, dhe  Nang Win, 96 vjeçe, u lidhën në azilin e pleqve në Ayutthaya, Tajlandë dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Të dy kishin kaluar disa dekada vetëm dhe menduan se nuk do gjenin një partner përsëri. Por ëndrra e tyre e dashurisë u realizua, dhe çifti u martua në një ceremoni të posaçme të organizuar nga personeli i azilit.

Në videon virale, Tasnga  dhe Win shihen të veshur me veshje tradicionale tajlandeze.

“Jam i lumtur që gjeta sërish dashurinë,”-tha 100-vjeçari. “Ne e bëjmë njëri-tjetrin shumë të lumtur kur jemi bashkë. Ndihem si i ri brenda.”

Ndërsa 96-vjeçarja shtoi: “Të gjithë dukeshin kaq të bukur. U ndjeva shumë e veçantë.”

Të dy kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Tasnga u nda nga bashkëshortja e tij më shumë se gjysmë shekulli më parë kurse bashkëshorti i Nang Win vdiq. Në ceremoninë tradicionale të stilit tajlandez morën pjesë miqtë e çiftit, të afërm dhe stafi i azilit të pleqve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME