Categories Lajme

Tentoi të fuste qindra paketa me cigare pa pullë fiskale, arrestohet shoferi i kamionit në Durrës

Goditet një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë, ndërsa në pranga ka shoferi i kamionit në të cilin u gjetën qindra paketa me cigare, pa pullë fiskale.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e rasteve të tentativës për të kaluar mallra kontrabandë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, shtetasin: B. S., 32 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, gjatë kontrollit në kamionin e këtij 32-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste kontrabandë në vendin tonë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME