Categories Lajme

Tentoi të kalonte një 15-vjeçare drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet i riu në doganën e Qafë Thanës (EMRI)

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Qafë Thanë, pasi tentoi të ndihmonte një shtetase të mitur, kundrejt pagesës, që të kalonte ilegalisht në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Jani. Karriqi., 37 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të këtij  shtetasi, me të cilin dyshohet se do të transportonte 15 vjeçaren.

Njoftimi i Policisë:

Qafë Thanë

Pogradec Tentoi të ndihmonte një shtetase të mitur, kundrejt pagesës, që të kalonte ilegalisht kufirin e gjelbër me Maqedoninë e Veriut, vihet në pranga 37-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan me iniciativë shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas është kapur si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër, duke tentuar që të kalonte në mënyrë të paligjshme, drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, një 15-vjeçare, kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të shtetasit J. K., me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME