Categories Lajme

Tentoi të korruptojë policët rrugorë me para, në pranga shoferi nga Konispoli

Sarandë, Policia Rrugore e Sarandës intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, i hartuar menjëherë pas analizës 3-mujore së zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë së cilës u lanë detyra për rritjen e forcës ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në qytet dhe në rrugët nacionale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve, që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin K. A., 45 vjeç, banues në fshatin Xarë, Konispol, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi K. A. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.

Po në zbatim të planit të masave, nga Policia Rrugore e Sarandës janë vendosur 80 masa administrative, gjatë 24 orëve, kryesisht për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, për parakalime të gabuara dhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Policia Rrugore e Sarandës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë shkelësit që këto rregulla t’i zbatojnë me rigorozitet, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME