Categories Lajme

Tentoi të korruptonte policin kufitar me 20 euro, e pëson keq 21-vjeçari

Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022.

Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 21-vjecarin A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME