Categories Lajme

Tentoi të korruptonte policinë në Rinas, e pëson 18-vjeçari nga Berati. Goditet një rast i ilaçeve kontrabandë

Goditet një rast i mitëdhënies në Rinas, ndërsa është proceduar penalisht një 18-vjeçar.

Gjithashtu, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u godit 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË , Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në përfundim të veprimeve për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi L. H., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është goditur një rast i kontrabandës me mallra të licencuara. Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse. Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME