Categories Lajme

Vlorë , procedohen penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 persona

DVP Vlorë Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasin Sh. Gj., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi ushtronte aktivitetin në një subjekt të paregjistruar në organet tatimore dhe nuk kryente deklarimin e të ardhurave.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që gjykata i ka caktuar bashkëshortes së tij, duke shkuar në banesën e saj.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin Ll. Sh., 38 vjeç, banues në Himarë, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në pronën e tij, në fshatin Dhërmi.

Po nga këto shërbime u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit M. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në pronën e tij, në fshatin Borsh, Himarë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME