Categories Showbiz

Tentoi të largohej nga emisioni kur dëgjoi këngën e Eneda Tarifës, Ardit Çuni flet edhe një herë për…

Sistemi i vlerësimit nga kolegët, për kolegët në “Kënga Magjike” ka sjellë shpesh konflikte mes këngëtarëve. I tillë ka qenë edhe raporti mes Eneda Tarifës dhe Ardit Çunit.

Ky i fundit, i ftuar në “Mos i fol shoferit”, ka tentuar të largohet nga studio kur në sfond ka dëgjuar këngën e Enedës. Rudina Dembacaj, nisur nga gjesti i Arditit, e ka pyetur se ç’ka ndodhur mes tyre. Këngëtari ka shpjeguar se si qendron e vërteta, duke lënë të kuptohet se ai dhe Eneda vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin.

“Ka qenë një debat shumë i madh. Është sqaruar shumë herë, nuk kam dashur që t’i jap më shumë vëmendje, por që po e them shumë shkurt. Një mosvlerësim i saj për projektin tim e para dhe e dyta për miqësinë që kishte me mua. Për këngën “Frymë” që isha pjesëmarrës në ‘Këngën Magjike’ që ajo edhe e postoi në Story-n e saj dhe tha që kënga jote është një ndër 5 më të bukurat dhe në fund dha zero pikë.

U zhgënjeva shumë. E konsideroja mike, jo vetëm kolege. Por nuk u zhgënjeva nga fakti i miqësisë, por u zhgënjeva se doja të më vlerësonte se isha Arditi. Doja të më vlerësonte se Arditi këndoi atë këngën që asaj i pëlqeu. Pra, një njeri që deri diku ul veten (se ajo uli veten në rastin konkret) dhe ha fjalët e tua . I shkruajta një mesazh Enedës në privat dhe i thash ‘nuk e prisja nga ti këtë zero pikë për vetë faktin e këngës dhe miqësisë që kishim’.

Ajo nuk më tha as më fal, as çkemi asgjë dhe në orën 4 të mëngjesit kur u shpall e fituese më shkruajt e më tha që po të duash bëje publike e këtë mesazh po ia çoj Florit. I thash mos u shqetëso se Florit ia kam nisur vetë. Minimalisht po të më kishte thënë më fal e të më shpjegonte se çfarë ndodhi, unë do ta mirëkuptoja. Mua nuk m’i uli asnjë pikë këngës që ajo nuk më dha asnjë pikë. Mua nuk më prishi asnjë punë, ishte imazhi i saj që doli keq”, ka thënë Arditi. Marre nga News31.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME